Shqipëria pushtohet nga i nxehti afrikan, nga nesër temperatura mbi 42 gradë

Masat ajrore me origjinë afrikane do të vijojnë në Shqipëri, duke diktuar ne vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afatshkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Meteorologët paralajmërojnë se vala afrikane do të sjellë temperatura të larta, që do të arrijnë deri në 42 gradë në hije.

“Duke filluar nga dita e enjte (nesër), vendi ynë do të futet më në qendër të valës. Parashikohen ditë të nxehta, të paktën nga sot deri në fundin e korrikut. Deri nga data 28, 29, mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, që do të kulmojë në fundjavë. Termometri në disa zona do të shënojë 42 gradë celciues, lehtësisht mbi 42 gradë, ndërkohë që mbeten në vlera nga 35 deri në 39 gradë pothuajse gjithë Ultësira Perëndimore. Madje një pjesë e mirë e zonave malore në verilindje, Malësia e  Madhe, Kopliku, Hasi, Kukësi, Burreli, Bulqiza, mbeten në temperatura shumë të larta. Pak më freskët paraqitet vetëm zona juglindore, Korça, Pogradeci, Erseka ke temperaturat luhaten në 33-34-35 gradë. Këto vlera megjithëse janë shumë të larta, të paktën në Shqipëri nuk priten të thyhet rekordi historik prej 44.4 grade celsius në Kuçovë në vitin 1970.

Ka më pasur një tërheqje të valës në fillim të gushtit, por padiskutim do të kemi valë të nxehti, pasi jemi në mesin e verës. Përsa i përket paramentit të erës, që po ndihmon flakët në zona të Lezhës e Vlorës, ajo  do të jetë e pranishme në orët e pasdites, dhe në momente të veçanta, për 2-3 orë do të arrijë shpejtësi 45 km në orë, gjë që do të vështirësojë ssituatën, pasi mund të zgjerojë hartën e zjarreve. Po ashtu edhe temperaturat nuk janë fare favorizuese, duke qenë se ende nuk kemi sinjal për reshje në territorin tonë”, shprehen ata.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *