Shqipëria në listën e zezë/ Europol bën goditjen e madhe, sekuestron Doping me vlerë 40 milion euro

Europol ka ndërmarrë një aksion të gjerë me në fokus ilaçet kontrabandë dhe substancat e dopingut. Medikamente të tilla me vlerë rreth 40 milionë euro janë sekuestruar pasi operacioni që nisi në muajin prill dhe përfundoi në tetor përfshiu autoritetet e 28 vendeve. Shtetet që e drejtuan këtë aksion ishin Franca, Italia, Spanja dhe Greqia, teksa iu bashkuan edhe autoritetet doganore të vendit tonë, si dhe të vendeve të tjera si Shtetet e Bashkuara, Zvicra apo Maqedonia e Veriut.

Forcat e rendit arritën të shpërbënin 59 grupe kriminale dhe të raportonin në organet e drejtësisë 349 persona. Nën sekuestro u vunë: barna të falsifikuara, produkte dhe substanca doping, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, si dhe vaksina të falsifikuara kundër COVID. Mallrat e sekuestruara do të tregtoheshin në mënyrë kontrabandë në vendet pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Sipas policisë, trafiku i tyre rezulton të jetë më shumë fitimprurës se ai i narkotikëve.

Shumë nga shtetet pjesëmarrëse në aksion kryen kontrolle antidoping në vendet e tyre si dhe ndërmorrën fushata ndërgjegjësuese.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *