Shqipëria me gjykatë arbitrazhi/ Në Kuvend po diskutohet ligji i ri propozuar nga qeveria

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm që rregullon funksionimin e Gjykatës së arbitrazhit.

Në vitin 2013, arbitrazhi rregullohej si pjesë e Kodit Civil ndërsa ligji i ri i jep më shumë funksione. Sipas përfaqësuesve të qeverisë nisma do të lehtësojë punën në gjykatat e vendit dhe sjell një alternativë të re për zgjidhjen e çështjeve tregtare për bizneset. Synohet që edhe investimet e huaja të rriten më shumë nëpërmjet këtij ligji.

Shqetësimet e deputetëve nëse ligji bie në konfliktet me gjykatën ndërkombëtare morën gjithashtu përgjigje.

Ligji ka edhe një objektiv tjetër. Shqipëria tashmë është e detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës ndërkombëtare sipas konventës së New York-ut, por me një rregullim të brendshëm të arbitrazhit, tashmë vendi ynë do të ketë të drejtën që përpara zbatimit të vendimeve të shqyrtojë fillimisht procesin e ndjekur duke u bazuar mbi ligjin kombëtar. Si referencë për proceset do të merret parasysh ligji model UNICITRAL miratuar nga OKB dhe që përbën bazën e arbitrazhit ndërkombëtar që nga 1985.

Në relacionin shoqërues shpjegohet që ky ligj nuk do të ketë asnjë kosto në buxhet për tre vitet e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *