Shqipëria dhuron show në Ishujt Faroe, ndizet ëndrra “Euro2024”

Një Shqipëri e bukur, një ekipin me lëvizje “Samba”, një ekip sulmues si rrallë herë dhuroi një paraqitje fantastike përballë Ishuj Faroe.

Sigurisht emri i rivalit ul pak euforinë, fundja bëhet fjalë për një ekip modest, por e tillë ishte dhe Moldavia, por këta të fundit thyen Poloninë me përmbysje.

Shqipëria rikthehet të bëj dy fitore radhazi, nga mungonte nga 2021, arrijmë të dalim me 6 pikë nga dy ndeshjet e qershorit duke bërë saktë detyrat, çdo përfundim tjetër nuk do të kishte këtë impakt në grup, pasi për të shkuar në “Euro2024”, këto janë sfida që nuk duhen diskutuar.

Sylvinho guxoi sërish, nuk ndryshoi skemë, por ndryshoi disa lojtarë, e nisi me Asllanin dhe Seferin nga minuta e parë në vend të Bare dhe Uzunit, pjesa tjetër ishte fike. Arritëm të gjenim golin e avantazhit që në minutën e parë, me një kundërsulm të shpejtë të finalizuar nga Cikalleshi, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Kuqezinjtë kishin kontrollin total të lojës, por për fat të keq ishin shumë të paqartë në pasin final, shpërdoruam pafund duke e bërë situatën shqetësuese deri në minutën e 20-të ku Jasir Asani shërbeu një asist perfekt për Nedim Bajramin, me ketë të fundit që me shumë klas dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Shqipërinë në avantazh, ky ishte goli i tij i dytë me fanellën kuqezi.

Sfida po shkonte aty ku Sylvinho kërkonte, teksa në minutën e 32-të, Cikalleshi fitoi një 11-meterësh. Po vet nga pika e bardhë e penalltisë, Cikalleshi gjuajti keq duke shpërdoruar një shans të artë për të mbyllur llogaritë me ishullorët. Nëse nuk shënon e pëson, kjo aksiomë e vjetër e futbollit u zbatua në fundin e pjesës së parë, ku gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Ishujt Faroe barazuan shifrat në 1-1.

Ashtu si në pjesën e parë, Shqipëria e nisi fraksionin e dytë me “marshin e pestë”, ku Asllani me një perlë nga distanca, me një ekzekutim faktastik gjeti trekëndëshin duke rikthyer Shqipërinë në avantazh. Sylvinho nisi të freskonte ekipin, por në disa momente sporadike rrezikuam jo pak ta pësonim. Të hedhur në fushë si zëvendësues, Uzuni dhe Muçi, dy yjet kuqezi, gatuan golin e sigurisë, një kundërsulm perfekt, me sulmuesin e Legias që finalizoi plot klas duke sigluar shifrat në 3-1.

Shqipëria del me pikë të plota nga një ndeshje ku kishin 52% kontrollin e topit, krijuan 19 raste për gol dhe goditën 6 herë kuadratin, shifra që flasin qartë për dominim kuqezi. Me të drejtë, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë me këtë grup lojtarësh, “Euro2024” nuk është më një fiksim, por një objektiv konkret.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *