Shpopullimi/ Meta-strukturave të partisë: Shpjegojini çdo biznesi programin për ulje taksash

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me struktura të partisë. Në fjalën e tij Meta u shpreh se kjo parti do të mbajë çdo premtim të dhënë. Kreu i Partisë u bëri thirrje pjesëmarrësve të sqarojnë për çdo sipërmarrje e biznes në kryeqytet programin për uljen e taksave.

“Mesazhin e Tiranës do e dëgjojë gjithë bota. Programi i kandidatit tonë, ka krijuar entuziazëm tek kryeqytetasit, sepse më në fund po vjen një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës. Përshëndes këshilltarët për punën e shkëlqyer që po bëjnë, ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, sepse ka një program të shkëlqyer me të cili keni të drejtë morale çdo qytetari t’ju votojë. Programi për uljen e taksave ndihmon çdo sipërmarrës e qytetar të Tiranës sepse ul koston e biznesit dhe jetesës. Tre janë problemet më të mëdha në Shqipëri, kostoja e jetesës që vjen nga korrupsioni, vetë korrupsioni si baza e varfërisë, si dhe largimi i fuqisë punëtore e të rinjve. Ajo që është e sigurt është që PL ju siguron që do ti qëndrojmë besnik gjithçkaje që premtojmë.Të luftojmë për të rinjtë e rejat sepse vetë anketa e INSTAT që është nën kontrollin e Ramës, kishte një fakt shqetësues. 1/3 e të rinjve 20-24 vjeç nuk janë as në shkollë e as në punë, pra nuk e dinë se ku janë. janë në një gjendje të dëshpëruar. në shkollë e kanë të vështirë të shkojnë sepse familjet e kanë të vështirë t’i mbështesin.
Kam një lutje, pranë çdo biznesi e sipërmarrjeje shpjegoni uljen e taksave dhe mënyrën se si do të përfitojnë prej tyre”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *