Shpërthim i fuqishëm me tritol në Sarandë, shembet hoteli

Një shpërthim i frikshëm tritoli ka tronditur qytetin e Sarandës, ku është hedhur në erë një nga hotelet më të vjetra të qytetit.

Bëhet fjalë për hotelin ‘Bizanti’ në pronësi të shtetasit Spiro Çabiri.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, hoteli është rrafshuar, pasi sasia e lëndës eksplozive të vendosur ka qenë tepër e madhe. Ngjarja ndodhi në orën 05:54 në bulevardin e qytetit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga shpërthimi është shkaktuar panik mes banorëve në zonë, të cilët janë zgjuar të frikësuar, ndërsa janë dëmtuar edhe disa biznese përreth.

“Ky është terror. Ishte e tmerrshme. Ky është një akt terrorist”, mësohet të kenë thënë banorët.

Hoteli 2-katësh ishte ndërtuar rreth viteve ’90. Sakaq, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *