Parashikimi i motit për datën 13 shkurt 2023

Moti ditën e sotme pritet të jetë i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë. Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Kthjellime më të dukshme do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore.

Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në detin Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *