Shpallen gjashtë kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, këto janë emrat zyrtarë

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka shpallur gjashtë kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor të cilët kanë plotësuar kushtet për t’u zgjedhur si anëtarë.

Në mbështetje të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në përfundim të procesit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:
-Asim Vokshi
-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:
-Vojsava Osmanaj – Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado – Gjykata e Apelit Tiranë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
-Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *