Shoqëria Civile protestë para SPAK: Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve

Shoqëria Civile ka organizuar një protestë paqësore ditën e sotme para SPAK. Me pankarta në duar, ata kërkojnë të zbardhen disa nga ngjarjet dhe për nxitjen e institucioneve të drejtësisë.

“Kush e pengon votën e diasporës në Shqipëri?” “Kush ia fali detin Greqisë?” “Kur do shkojnë para drejtësisë hajdutët e inceneratorëve”? “Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve”.

Këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar disa prej protestuesve.

“Protestë paqësore, e demokratike që tu japi shtyse organeve të drejtësisë që të ndëshkojnë të gjithë elementët që kanë vjedhur, vrarë dhe kanë bërë korrupsione të rënda në sferen politke, ekonomike të vendit tonë. Në protestën e sotme do të lexohet vetëm një deklaratë nga kryetari i unionit të shoqërisë civile drejtuar Kuvendt, SPAK-ut dhe organizmave ndërkombëtarë këtu”– tha nje prej tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *