Shokuese/ I riu shqiptar bashkon dy kartëmonedha 200 lekëshe, ja simbolet që reflektojnë në dritë

Videot në ‘TikTok’ për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në ‘TikTok’ të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo. Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar, i cili i ka ndarë ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në ‘TikTok’.

Ai ka treguar se pasi ka parë një video në ‘TikTok’ ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe shqiptare dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme me simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *