Shkup, qeveria merr vendimin drastik…ndalohet lëvizja në pyje

Shkup, vendos ndalim të plotë të lëvizjes në pyjet dhe tokat pyjore në të gjithë territorin e menaxhuar nga ndërmarrja.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me nenin 57 paragrafi 2 nga Ligji për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën kohore prej 6:00 deri më 20:00.

Ndalesa ka hyrë në fuqi nga sot dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur.

“Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore, përkatësisht deri në anulimin e saj”, thuhet në kumtesën e “Pyjeve nacionale”.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të rastisën në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *