Shkrumbohet makina e parkuar gjatë natës në Bilisht

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Bilishtit gjatë natës.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 ku mjeti tip ‘Volksëagen’ në pronësi të Marsel Buçit e cila ka qenë e parkuar pranë banesës së tij është shkrumbuar.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *