Shkrumbohet gjatë natës makina në Krujë, shoqërohen 6 persona në polici

Në Krujë, mbrëmjen e djeshme është sinjalizuar për një tjetër djegie makine, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë rast.

Një automjet tip “Volkswagen” është djegur në orët e mbrëmjes së kaluar në Krujë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *