‘Shkrirja’ e Albanologjisë/Qëndresa Qytetare: Po “bien” më të mençurit e vendit

Qëndresa Qytetare ka dalë ditën e sotme me një deklaratë për mediat kundër projektvendimit të qeverisë që parashikon shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike me atë të shkencave.

Migen Qiraxhi u shpreh se pas godinave sot po bien më të mençurit e vendit. Ai tha se nuk ka arsye pse të mos pyetet një institucion që gëzon autonomi.

“Ne kemi parë si bien godinat. Sot po shohim si bien më të mençurit e vendit. Për të kaluar nga sisteme autonome. Ky institucion e gëzon autonominë. Nuk ka arsye pse të mos pyetet. Nuk ka arsye pse Një vit më parë ministrja të deklarojë që është institucion ekselent, sot ta bashkë me një institucion tjetër të pangjashëm as në formë as në produkt. Ne sot jemi këtu për t’i bërë thirrje qytetarëve që të mos e shikojnë këtë si luftë me shkencëtarësh. Kjo është një luftë për institucione të pavarura, për llogaridhënie, për transparencë dhe demokraci”, deklaroi ai.

Sakaq, një tjetër aktivisit nga Qëndresa Qytetare e konsideroi këtë një marrëzi të radhës nga ana e qeverisë, që pas qytetarëve përz nga vendi edhe Akademikët.

“Ligji për akademinë e shkencave e përcakton që nuk do të ketë më njësi të kërkimit shkencor të përhershëm por do të jenë të përkohshëm. Siç kemi përzënë qytetarët e thjeshtë për të shkuar jashtë sepse u kemi prishur banesën, sot ne shohim që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Akademikët shqiptarë. Nëse ne do i bashkangjisim këtë strukturë Akademisë së Shkencave e cila në vetvete është Akademi honorifike, nëse do i bashkangjisim këtë lloj trupe akademike që për nga mosha është në një moshë të re, ne do i vendosim këta studiues të rinj me një qasje ndryshe nga pjesa e vjetër nën diktatin e atyre”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *