Shkodër/ Ishte nisur për të shitur të mbjellat me biçikletë, bie nga ura dhe ndërron jetë i moshuari

Një 65-vjeçar i identifikuar si Luigj Marku nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.

I moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *