SHKODËR/ Benet Beci thellon diferencën me Bardh Spahiajn, në Pukë dhe Fushë-Arrëz më përpara kandidatët e ‘Bashkë’

Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi i votimit në bashkinë shumë të pritur të Shkodrës. Nga numërimi i 38 kutive të para nga 247 kuti në total, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me 60.77% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia renditet i dyti me 39.23%. Beci është 2 mijë vota para rivalit të tij.

Në Bashkinë e Pukës janë numëruar 11 kuti nga 20 gjithsej dhe udhëheq kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Rroc Dodaj me 53.43% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj me 46.57%.

Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 9 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i ‘Bashkë fitojmë’ Hilë Curri me 61.66%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 38.34%.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe numërimi është më mbrapa pasi vetëm 4 kuti kanë tashmë rezultat nga 72 gjithsej. Këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 63% të votave përkundrejt 37% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *