DURRËS/ Sako kryeson ndaj Igli Carës teksa janë numëruar 15% e kutive, kandidatët e PS kryesojnë dhe në Shijak e Krujë

Në Bashkinë e Durrës është pasqyruar rezultati i 47 kutive nga 342 gjithsej. Kandidatja socialiste Emirjana Sako kryeson me 56.82% të votave përkundrejt 43.18% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.

Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 18 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 76.29% të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 23.7%.

Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 17 qendra votimi nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 63% ndërsa Loka me 37%.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *