Shkodër/ Abuzime me tenderat, Gjykata e Apelit lë të lirë kryekomisarin dhe 6 efektivë të tjerë të policisë

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë shtatë punonjësit e policisë, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre në lidhje me disa tendera.

Burime për median bëjnë me dije se Apeli ka dhënë masën e sigurië ‘detyrim paraqitje’ për kryekomisarin Saimir Rrustemi së bashku me gjashtë punonjësit e tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.

Kujtojnë se zyrtarët janë arrestuar në muajin korrik, pasi sipas hetimit të Prokurorisë rezultonte se  gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021, këta të fundit nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve.

https://www.priza.al/2022/07/21/abuzimi-me-tenderin-ja-kush-jane-policet-dhe-ish-policet-e-arrestuar/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *