Shitet për 900,000 dollarë trofeu i Eurovizionit: Do të përdoret për ushtrinë e vendit

Trofeu i fituesve të Eurovizionit Kalush Orchestra është shitur në ankand për 900,000 dollarë.

Mësohet se paratë e fituara do të përdorën për ushtrinë e vendit.

Kalush Orkestra nxorri gjithashtu në ankand mikrofonin e kristaltë ndërsa paratë do të përdoren për të blerë sistemin e dronëve PD-2 për forcat e armatosura të Ukrainës, i cili përfshin tre avionë dhe një stacion kontrolli tokësor.

Gjatë festavikit, kënga mori një mbështetjeje të madhe nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kënga e grupit “Stefania”, mundi konkurrencën nga rivalët kryesorë Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja në konkursin në qytetin italian të Torinos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *