Serbia dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për gazin, Vuçiç: E përfituam më lirë se të gjithë në Evropë, do kemi edhe një kontratë tjetër

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare për gazin me Rusinë.

Aipohon se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare ka skaduar.

“Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, Putin dhe unë, është shumë e dobishme për Serbinë. Kështu që do të nënshkruaj një kontratë tjetër”, u shpreh Vuçiç.

Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të “vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi”.

Burimi: CNN

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *