‘Shiks i 97-ës’/ Kovaçi i përgjigjet Ramës: Nuk jam injorant as artist, lëri biografitë

Kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi i është përgjigjur ofendimet që kryeministri Edi Rama i ka bërë ditën e djeshme, duke e cituar si shiks të 97-ës.

Kovaçi nga protesta e pedagogëve tha se nuk i merr gjërat personale për më tepër Rama i ka dhënë famë.

Sakaq theksoi se arsimin e ka përfunduar me mesatare të lartë dhe nuk është thjesht një artist si ai.

“Mos i merr gjërat personale. Jam i kënaqur që më ka përmendur e më ka dhënë famë. Jam i zgjedhur nga këshilli drejtues, do e kem këtë mandat deri në 2023. Mos ketë merak stafi akademik. Më njohin të gjithë, edhe pse e kisha larg shkollën 1 orë e gjysmë, mesataren 10 s’e kam nxjerrë me mik. Në shkollë të mesme, po ashtu. Nuk jam person i ardhur nga rruga. Ai mendon se ka të bëjë me injorant, mendon se është vetë në majën e Olimpit. Nuk isha artist, ndaj shkova në matematikë. Ndaj mos shqetësohet se në krye të sindikatës nuk është një injorant, jeni para një personi të përgjegjshëm. Mos mendojë kush të ktheje mentalitetin e komunizmit të biografive. E kam kërkuar lirinë edhe me anijen Vlora, edhe duke ecur 5 ditë në malet e Greqisë, ndaj mos kujtojë ai se ka të bëjë me persona që I kanë rënë të lehtën dhe edhe këtu duan të lehtën. Të investojë në Universitet, po shkurtohen rajone të tëra se nuk shohin të ardhme në këtë vend. Kam pas fatin të jem në shumë institucione, në Ministrinë e jashtme, në Shërbim Informativ, por punën pedagogjike s’e kam ndërprerë asnjëherë. Jam munduar ta bëj me seriozitet punën time, përpara keni personin që nuk është ai që thotë KM, ai sheh ëndrra, dhe inshalla sheh ëndërr të na krijojë mundësinë të qëndrojmë këtu. Më tutje, e sigurtë është që do qëndrojmë, nuk do lejojmë që universitetet të nëpërkëmben. Duam universitete publike ku përgjegjësia të jetë e qeverisë për mbajtjen e tyre.

Thirrja për bojkot kombëtar/ Rama: Mos e merrni seriozisht Kovaçin, ka qenë shiks i 97-ës


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *