Shijak/ Plagosi me armë 50-vjeçarin, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (1 qershor) në Shijak.

Policia informon se “rreth orës  22:10 në lagjen “Popullore” shtetasi me inicialet E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”

Efektivët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të 38-vjeçarit, me qëllim kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *