Shfrytëzuan 10-vjeçarin për të fituar para në TikTok, lihen në burg babai dhe gjyshja!

Janë lënë në burg Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, nënë e bir, të cilit shfrytëzonin për video në Tik Tok, një 10 vjeçar. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat, pasi gjyshja publikonte video në Tik Tok me djalin e Kumarakut, ku i mituri përdoret fjalë banale për të fituar para nga rrjetet sociale.

Kujtojmë se dy të arrestuarit janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi kishte konstatuar se djali i saj përdorej në rrjetet sociale nga gjyshja 66-vjeçare dhe babai 44-vjeçar, duke i kërkuar 10 vjeçarit që të fliste me fjalë banale për klikime./

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *