Sherri në Mirditë/ Policia: Ngjarja nuk ka lidhje me zgjedhjet

Policia e Mirditës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me sherrin e ndodhur në Mirditë. Mësohet se 54-vjeçari, të cilit iu publikua dhe fotoja ku dukej i gjakosur, është dhunuar nga katër vëllezër. Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe jo për votat, siç u raportua sot në media.

“Dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale,”- thuhet në njoftim.

Njoftimi: 

Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Përplasje elektorale? Plas sherri mes disa personave në Mirditë, qytetari mbulohet në gjak


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *