Sherri me thika në Shkozë, policia arreston autorin

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes më thikë, të ndodhur një ditë më parë në zonën e Shkozës. Nga uniformat blu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet S. K., 48 vjeç.

Ky i fundit, dje në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *