Sherr me thika në spitalin e Durrësit/ Pranga 27-vjeçarit, në kërkim një tjetër

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pas një sherri të ndodhur në ambientet e spitalit. Burime zyrtare njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës. Një ditë më parë ata janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë),” njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *