Shenja xhelozie në “Për’puthen”, ish-i telefonon Ndriçimin kur ishte në takimin me Lindën

Në puntatën e djeshme në ‘Për’puthen’ ka ndodhur një situatë e sikletshme me një nga konkurrentët. Ndriçimi ishte në një takim me Lindën, ku mori një telefonatë të papritur.

Ata realizuan një takim shumë romantik, dhe për t’i hequr emocionet Ndriçimit, Linda e ftoi atë në një kërcim. Teksa bisedonin me njëri-tjetrin, papritur Ndriçimin e telefonoi ish-e dashura e tij.

Për fatin e tij të keq, telefonin e kishte në dorë Linda, e cila u befasua nga kjo telefonatë. Ajo e provokoi Ndriçimin, duke e pyetur nëse mund t’i përgjigjej ajo.

Kjo temë u diskutua në skenë, por ai sqaroi se në telefon nuk ishte ish-gruaja, pasi me të kishte 20 vite që ishte ndarë, por ish-e dashura që kishte 2 muaj që ishte ndarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *