“Shëndetësia falas mashtrim vulgar” Vasili: Qytetarët paguajnë 370 mln euro në vit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar se qytetarët po paguajnë rreth 400 milionë euro për shërbimet shëndetësore. Ai e quajti mashtrim shëndetësinë falas të trumbetuar nga qeveria Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili u shpreh se qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më shumë për shëndetin në vit, me pagesat në klinika private, ilaçet dhe ryshfetin.

Postimi i plotë:

Mashtrimi me shendetesine falas, rreth 400 milion euro paguhen nga vete qytetaret!

Mashtrimit me shendetesine falas te trumbetuar me te madhe nga Edi Rama i ka dale plotesisht boja. E kam kundershtuar me force kete mashtrim vulgar te pabazuar ne asnje evidence. “Scan Intel” ka analizuar koston e shëndetit për shqiptarët, si dhe paratë e shpenzuara drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët. Nga shpenzimet për shëndetin një pjesë e madhe parash dalin edhe nga xhepat e qytetarëve, ku përfshihen pagesat në klinikat dhe spitalet private, ilaçet, dhe fatkeqësisht edhe ryshfeti.

Anketa e fundit e buxhetit të familjes, mbetet një prej dokumenteve më të rëndësishëm sa i përket statistikave publike.

Anketa e fundit i referohet vitit 2021 dhe tregon se si i ndajnë shpenzimet mujore familjet shqiptare, nga ku rezulton se ato per shendetin në vit kjo shifër ngjitet pranë rreth 54 mijë lekëve.  Në rast se këtë shifër e shumëzojmë me totalin e familjeve në vendin tonë, rreth 765 mijë të tilla, shifra fiksohet në 41.7 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro qe paguhen drejtpdrejt nga xhepi i qytetareve. Vetem per shkak te Pandemise qytetaret paguan rreth 270 milion euro nga xhepi. Pra Shendetesia falas ishte thjesht dhe vetem nje mashtrim elektoral sepse realiteti provoi te kunderten, pra nje shtim si kurre me pare te shpenzimeve te qytetareve. Prova me e qarte eshte rritja shume e madhe e aktivitetit te spitaleve dhe poliklinikave private.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *