Shembet ura në Berzanë të Lezhës, 6 familje të izoluara

6 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar në vitin 2021 është fundosur.

Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, sollën dëmtimin e urës në këtë zonë. Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

Pas sinjalizimit nga banorët, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e banoreve. Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezultoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkohë në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit. Jetesa aty te ngjan si në mesjete, pasi mungon rruga, qendra shëndetësore si dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Deri pak vite më parë në fshatin, jetonin rreth 800 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jetesës zona është braktisur masivisht nga banorët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *