‘O me Serbinë, o me Kosovën’, Vuçiç kërcënon ndërkombëtarët: Zgjidhni, me ne, ose ka luftë!

Në një deklaratë, Vuçiç lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, s’do të kenë Serbinë.

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.

Kjo deklaratë  e Vuçiçit sipas përdoruesve të platformës X, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.

Për këtë ka reaguar ashpër deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, që i kërkon dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës.

Duhet të ndryshoni qasjen e BE-së menjëherë”, shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *