Shehu në Kuvend: Pse nuk miratohet rezoluta për gjenocidin serb?! Apo mërzitet Vuçiç…

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në fjalën e tij në seancën parlamentare kërkoi futjen në rendin e ditës të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Para deputetëve, ai u shpreh se në kundërshtim me procedurën parlamentare prej më shumë se një viti nuk është futur në diskutim pranimi apo jo i kërkesës së një grupi deputetësh.

Në këtë kohë kur mbi Kosovën po bëhet një agresin, Shqipëria hesht, deklaroi Shehu dhe nuk ka guximin të miratojë rezolutën sepse mërzitet Vuçiçi.

Shehu: “Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës në këtë parlament prej një kohe shumë të gjatë. Kjo na bën të mblidhemi këtu sikur të jetë parlamenti i Marsit apo i Jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar.

Në përputhje me rregulloren në një grup deputetësh kemi paraqitur  prej një vit e ca një kërkesë për mocion me debat dhe rezolutë ndaj gjenocidit serb në Kosovë në vitet 90.

Në shkelje të plotë të rregullores akoma nuk është futur në diskutim pranimi apo mos pranimi.

Realisht, sot kur ngjarjet kanë precipituar në një ngjarje të rrezikshme, kur mbi Kosovën po realizohet një agresion i plotë, kur ata që janë përgjegjës e gjenocidit në Kosovë sot veshin petkun e qengjit dhe anatemojnë Kosovën në heshtim. Ne nuk kemi as guximin për të kaluar atë rezolutë që dënon gjenocidin serb.

Pa dënuar atë, pa e njohur atë ne nuk kemi të drejtë te flasim dhe nuk kemi të drejtë të kërkojmë drejtësi. Nga ana tjetër Serbia vazhdon të mos e njohë atë gjenocid.

Njohja e gjenocideve është themeli i paqes së mëtejshme

Parlamenti shqiptar nuk e kalon atë rezolutë, pse? Sepse mërzitet Vuçiç.

Ne heshtim në kundërshtim të plotë me procedurën dhe me detyrimet tona si shqiptare, me detyrimet e botës demokratike për të dënuar atë gjenocid”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *