Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta po shkakton në Gaza një katastrofë!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se situata në Gaza “po përkeqësohet në një katastrofë” dhe rajoni po përballet me një “rrezik të rëndë”.

Duke përdorur nenin 99 të kartës themeluese të OKB-së, të përmendur rrallë, Guterres tha se lufta midis Izraelit dhe Hamasit “mund të përkeqësojë kërcënimet ekzistuese ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. 

“Ne po përballemi me një rrezik të madh të kolapsit të sistemit humanitar”, shkroi ai në një letër drejtuar këshillit 15 anëtarësh.

“Situata po përkeqësohet me shpejtësi në një katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët në tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Një rezultat i tillë duhet të shmanget me çdo kusht”, theksoi ai.

Ndërkohë Izraeli vazhdon luftimet në Gaza. Ushtria izraelite pretendon se udhëheqësi i Hamasit është fshehur nën tokë dhe trupat izraelite janë në një mision për ta vrarë atë.Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë hyrënë qytetin e lindjes së Yehya Sinwar, Khan Younis gjatë dy ditëve të fundit, me trupa që thuhet se rrethuan shtëpinë e ti. Kundëradmirali Daniel Hagari tha: “Sinwar nuk është mbi tokë; ai është nën tokë. Nuk dua të shtjelloj se ku dhe si dhe çfarë dimë ne për sa i përket inteligjencës. Nuk është vendi për të folur për gjëra të tilla në media. Detyra jonë është të gjejmë Sinwar dhe ta vrasim atë.”

Sinwar e ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980. Ai mendohet të jetë arkitekti i sulmeve të 7 tetorit. Ai u rrit në kampin e refugjatëve të Khan Younis, i cili gjatë dekadave evoluoi në një lagje të mbushur me njerëz të qytetit. Mohammed Deif, udhëheqësi ushtarak në hije i Hamasit, është gjithashtu nga kampi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *