Miratohet mes kaosit, buxheti 2024!

Buxheti i vitit 2024 u miratua me 74 vota pro dhe 4 kundër nga mazhoranca, në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte. Mes rrëmujës, kaosit dhe tymit të shashkave të vendosur nga deputetë të Foltores, seanca zgjati vetëm 8 minuta. Kryetarja e Kuvendit përjashtoi sot deputetin Asllan Dogjani.

Në seancën e sotme munguan deputetët e dënuar Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Ndërkohë në sallë sot u pa edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk reagoi ndaj rrëmujës së shkaktuar nga Rithemelimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *