SHBA-ja vret liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri

SHBA-ja ka vrarë liderin e al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, ka konfirmuar presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai u vra në një operacion kundër terrorizmit të kryer nga CIA në kryeqytetin afgan, Kabul të dielën.

Biden ka thënë se Zaëahiri kishte “gdhendur një gjurmë të vrasjeve dhe dhunës kundër qytetarëve amerikanë”, raporton BBC të martën.

“Tani drejtësia është vendosur dhe ky lider terrorist nuk është më”, ka thënë Biden.

Zawahiri mori drejtimin e Al-Kaidës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Ai dhe Bin Laden komplotuan së bashku sulmet e 11 shtatorit dhe ai ishte një nga “terroristët më të kërkuar” të SHBA-së.

Zyrtarët thanë se Zaëahiri ishte në ballkonin e një shtëpie kur droni lëshoi dy raketa drejt tij.

Anëtarët e tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata janë të padëmtuar dhe vetëm Zawahiri u vra në sulm, shtuan ata.

Bideni ka thënë se kishte dhënë miratimin përfundimtar për “goditjen e saktë” ndaj liderit 71-vjeçar të Al-Kaidës, pas muajsh planifikimi.

Bideni ka shtuar se Zawahiri kishte organizuar gjithashtu akte të tjera dhune, duke përfshirë sulmin vetëvrasës në tetor të vitit 2000, i cili la të vdekur 17 marinarë amerikanë dhe sulmet e vitit 1998 ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, në të cilat 223 persona vdiq.

Ai këmbënguli se Afganistani nuk do të bëhet më kurrë një strehë e sigurt për terroristët

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *