Shakira ‘përndjek’ Pique-n! Nuk i ndahet as në karrierën e tij sportive

Duket se Shakira do ta përndjekë, Gerard Pique-n edhe pas ndarjes. Mbrojtësi i Barcelonës, mund të përballet me ‘torturën’ për të mbajtur të stampuar emrin e ish-it të tij në fanellën e klubit sportiv. Kjo pasi Fc Barcelona prej disa kohësh tashmë ka lidhur një marrëveshje me “Spotify”, i cili është sponsori i saj kryesor.

Ekipi spanjoll mbajti emrin e reperit kanadez Drake në pjesën e përparme të fanellave të tyre gjatë El Clasico-s së javës që lamë pas, i cili bëri bujë në gjithë botën. Tani, Spotify mund të vazhdojë të nxjerrë në pah artistë të suksesshëm herë pas here.

Sipas mediave spanjolle, një marrëveshje është shumë afër mbylljes, e cila do të konfirmojë Shakirën si një nga artistet e ardhshme që do të shfaqet në fanellën e Barcelonës. Coldplay është një tjetër artist që po përflitet të jetë i përzgjedhuri i “Spotify” për tu shfaqur në fanellë.

Sakaq kujtojmë që këngëtarja kolumbiane është gati të publikojë këngën e saj të re, “Monotonia”, e cila duket se do të jetë një tjetër himn i ndarjes.

Kurse Pique dhe Clara Chia Marti kohët e fundit udhëtuan drejt Parisit. Dyshja u fotografuan shumë të afërt në një restorant në kryeqytetin francez, që më pas rezultoi që ishte i preferuari i Shakirës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *