Sëmuret rëndë sopranoja shqiptare Ermonela Jaho..ndan lajmin në facebook

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka ndarë një lajm të keq me të gjithë ndjekësit e saj në facebook.

Përmes postimit Ermonela ka bërë me dije se është tërhequr nga prodhimi i Pagliacci nga ROH pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ndonëse dëshira e sopranos ishte e madhe për të performuar, kanë qenë mjekët ata të cilët ja kanë ndaluar.

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju them që duhet të tërhiqem nga prodhimi i Pagliacci nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shume dashuri Ermonela”, shkruan ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *