Selenica: Në Porto Romano do të ndërtohet një bazë detare e NATO-s

Geri Selenica i ftuar në emisionin “Ballkan” ka thënë së në Porto Romano do të ndërtohet një bazë detare e NATO-s.

Ai ka theksuar se nga projekti që ka parë ëhtë se baza detare e NATO-s do të ndërtohet në Porto Romano dhe jo në Pash Aliman siç është thënë nëpër media të ndryshme, pasi do të lidhet me hekurudhën, gjë që nuk e mundëson porti i Pash Alimanit.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Kryeministri Rama tha se bëhet fjalë edhe për një bazë detare, që mesa duket do të jetë bazë e NATO-s. ajo që njerëzit kanë aluduar bëhet fjalë për Pash Alimanin, por në hartë duket sikur bëhet fjalë për Porto Romanon?

Selenica: Me logjikën time baza kryesore logjistike duhet të jetë Porto Romano, me sa pashë në projekt ishte një bazë shumë e bukur, ku mund të mbajë një aeroplan mbajtëse. Unë besoj se kryeministri e ka patur për Porto Romanon, dhe kjo ka logjikë. Ne i dërguam një letër qeverisë amerikane, për ta konsideruar si bazë. Baza kryesore është Aleksandropulis në Greqi, por me krizën që ka nisur në Ukrainë, duhet një plan rezervë.

Karadaku: Pse është Porto Romano dhe jo Pashë Alimani?

Selenica: Sepse atje nuk ke hekurudhë. Ju e patë që tanket në Ukrainë u transportuan vetëm përmes hekurudhës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *