Sekuestrohen armë brenda një furgoni në Portin e Durrësit/ Shoqërohet shoferi

Sekuestrohen armë zjarri në portin e Durrësit. Policia e Durrësit ka ndaluar një furgon tip “Mercedes Benz”, në port brenda të cilit janë gjetur 8 pistoleta të fshehura. Furgoni është kapur gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve teksa po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se armët kanë pasur si destinacion Britaninë e Madhe, pasi furgoni ku u gjetën kishte targa angleze. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po ushtron kontrolle ende në furgon, po ashtu shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku edhe  po merret në pyetje edhe drejtuesi i mjetit, Jetmir kaloshi, por deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *