Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Michael Lerner

Aktori i nominuar për çmimin “Oscar”, Michael Lerner, është ndarë nga jeta. Ai ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Ishte nipi i tij, Sam Lerner, ai i cili e njoftoi vdekjen në një postim në Instagram.

“Ne humbëm një legjendë. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë se sa i shkëlqyer ishte xhaxhai im Michael dhe sa ndikim kishte ai për mua”, shkroi Sam.

“Historitë e tij gjithmonë më frymëzuan dhe më bënë të dashurohesha me aktrimin. Ai ishte njeriu më i talentuar dhe fakti që ai ishte gjaku im do të më bëjë të ndihem gjithmonë i veçantë”,- vijoi nipi i aktorit.

Michael fitoi një nominim për Oscar në 1991 për rolin e tij si Jack Lipnick në “Barton Fink”.

Aktori i ndjerë kishte rreth 200 role, ku më shumë u dallua në: “Eight Men Out”, “Godzilla” dhe “X-Men: Days of Futures Past”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *