Sejko: Sistemi bankar në Shqipëri, larg rrezikut të falimentit

Guvernatori Gent Sejko ka deklaruar se sistemi bankar në Shqipëri qëndron larg rrezikut të falimentit, ndryshe nga se ka ndodhur në disa tregje në Evropë dhe Amerikë. Ai mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të mbajtura në Uashington.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore gjatë takimeve me Guvernatorin e vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në stabilitetin financiar të vendit.

Pavarësisht sfidave, politikat ekonomike të ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë ndihmuar në ruajtjen e një niveli relativisht të ulët inflacioni krahasuar me vendet e rajonit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *