Seanca / Zgjidhet Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese; Rrëzohen kandidaturat e PD për Avokatin e Popullit

Në seancën plenare që zgjati për më shumë se 25 orë, u votua për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Marjana Semini, ish-drejtuesja e Shkollës së Magjistraturës, mori 58 vota nga deputetët e mazhorancës. Ndërsa Ardian Dvorani mori 14 vota, teksa kandidatja tjetër Arta Vorpsi u votua nga 2 deputetë.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk merr 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Marjana Semini merr mandatin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me votimin për Avokatin e Popullit maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të hapet sërish. Braho u vota me 3 vota pro, ndërsa për Goxhajn 70 deputetë votuan kundër.

Opozita bojkotoi procesin e votimit, ndërsa deri në fund qëndruan tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Në seancë u votua me 71 vota pro edhe Kryetari i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit, Gentian Sula. Ndërsa Eriola Sadushi u zgjodh anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, me 72 vota pro.

Me votat e mazhorancës u votuan edhe ndryshime në buxhetin e vitit 2022, projektligji për titujt e nderit apo ligji për huamarrjen shtetërore dhe garancitë e huas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *