Sara Hoxha reagon pas akuzave se është në një lidhje me balerinin

Sara Hoxha është një prej konkurenteve të “Dancig With The Stars” që e ka surprizuar publikun me talentin e saj në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, duket se juria nuk është e kënaqur me paraqitjen e blogeres duke u bazuar në vlerësimin e saj. Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, Hoxha përpos gjithçkaje ka prekur edhe këtë pjesë, duke folur me “rezerva” për jurinë e ‘Dancig With The Stars’.

“Ne në fakt u mërzitëm të premten, jo se mendonim se kishim koreografinë shumë të mirë, të gjithë që e shikonin, thonin do të vlerësoheni, kur nuk morëm shumë pikë, u mërzitëm pak. E di që çfarëdo lloj gjëje juria na e thotë për të mirë, për t’u përmirësuar. Këtë të premte u kapën më shumë me aktrimin se me kërcimin,”-u shpreh Sara.

Ndonëse janë në një garë për një çmim të vetëm, koha e shpenzuar së bashku midis konkurentëve në atë spektakël, më herët ka dëshmuar se mund të lindin edhe miqësi të mira. Ndonëse është herët për ta thënë këtë, Sara e pyetur nëse ka bërë ndonjë shok brenda show-t, tregoi se përveç Julkës nuk njihte asnjë nga jashtë, dhe ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Të qenit në qendër të vëmendjes, sigurisht përpos anëve pozitive ka edhe ato negativet. E pyetur nëse ka pasur ndonjë koment të çuditshëm që ka lexuar gjatë kësaj kohe që është pjesë e “Dancing With The Stars”, Sara veçoi njërin: “Ti me siguri ke diçka me Xhixhin (balerinin e saj), ishte diçka absurde.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *