Sara Hoxha dhe Bora Zemani postojnë këmbët e njëjta pas ‘Dancing With The Stars’, por kush është realisht në këto foto?

Së fundmi, blogerja e njohur Sara Hoxha postoi një foto të këmbëve të saj të dëmtuara nga provat e “Dancing With The Star”. Ajo kërkoi ndihmë në postimin e saj në “InstaStory” duke shkruar: ‘Somebody help’.

Por, ajo që na ka bërë përshtypje është se dy ditë më vonë, moderatori i njohur Donald Veshaj postoi një ‘Instastory’ një fotografi nga provat e “Dancing With The Star”.

Aktori nuk ka preferuar ta lërë vetëm as në këtë natë partneren e tij, Bora Zemanin. Madje ai është përpjekur të kuptojë edhe sakrificat e moderatores, duke qëndruar gjithë natën në majë të takave. “Gjynah,”- shkroi Veshaj krahas Instastory-t. Postimin e tij e ka ripostuar edhe partnerja e tij Bora Zemani, shoqëruar me një emoji.

 

Por, kush është realisht në këtë foto, Sara Hoxha apo Bora Zemani?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *