Samiti në Sllovaki/ Rama: Ballkani Perëndimor duhet të marrë më shumë fonde

Kryeministri, Edi Rama po merr pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes” në Bratislavë të Sllovakisë. Gjatë fjalës së tij, ai foli për fondet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr nga Bashkimi Europian të cilat sipas tij janë 11 herë më të vogla sesa ato që jepen nga BE për vendet e Evropës Juglindore.

“Më lini ta nis me atë çfarë ndodhi në Europë dhe BE në përgjigjie të krizës së madhe që goditi Europën por që na goditi edhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të jashtëzakonshëm midis shteteve anëtare të BE dhe mes nesh, vendeve të Ballkanit Perëndimor Mes 2020 dhe 2021 mes disa paketave shumë të mëdha, BE dha 47.5 miliardë euro për shtetet anëtare. Ndërkohë që për ne u dha 1 miliardë për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave 500 milionë në grante.  Këto ishin rishpërndarje e fondeve të IPA-s. Pra ajo që duhet të merrnim nga IPA për projekte të caktuara u rikonjektuan.  Nuk po them se nuk ishte diçka e mirë por them që ishte një rishpërndarje. Pika e dytë që dua të përmend se dhënia e granteve nga BE për vendet e Europës juglindore do jetë 11 herë më e madhe se ajo që u dha për Ballkanin Perëndimor.  Nga fondet e IPA-s marrim 90% ndihmë teknike dhe 10% investime”– tha Rama.

Ai tha se procesi i negociatave për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkretisht i Shqipërisë, do të zgjasë dhe për këtë arsye duhet të jetë sistematik. Por shtoi se në mënyrë që Ballkani Perëndimor të mos kthehet prapa, BE duhet të bëjë më shumë për rajonin dhe të ndryshojë qasjen në mënyrë thelbësore: “Procesi i negociatave të anëtarësimit do kërkojë kohë dhe jam i bindur se nuk duhet nxituar. Duhet të jetë një proces i rregullt dhe i konsoliduar por na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore mes BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse nuk duan të shohin që ky rajon të kthehet mbrapsht sërish”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *