Samiti i “Ballkanit të Hapur, ja 4 marrëveshjet që u nënshkruan në Ohër

Në Samitin e Ballkanit të Hapur i cili u zhvillua sot në Ohër, janë firmosur disa marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore.

Lista e plotë

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit, përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë si vëzhgues edhe Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat u zotuan që të punojnë në drejtim të përfshirjes së plotë në Ballkanin e Hapur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *