Sa vite burg kërkon SPAK për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin!

SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të favoreve seksuale premtoi dhënien e projektit të mbrojtjes së qenve.

Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma Kaçin. Prokurorja e Posaçme, Manjola Kajana, lexoi sot në gjykatë pretencën.

Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në gjykatë ndërsa Alma K. u paraqit me avokatin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *