Rruga Fier-Ballsh/ Barrierat e dëmtuara, burim aksdentesh

Një ndër rrugët më problematike në vend është ajo që lidh Fierin me Patosin dhe Ballshin. Në gjithë gjatësinë e saj barrierat e dëmtuara nga aksidentet nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Banorët thanë se është urgjente ndërhyrja tek Ura e Patosit, pasi makinat rrezikojnë të bien në kanal, për shkak se nuk ka mbrojtëse anësore.

Që prej ndërtimit të autostradës Levan-Tepelenë, rruga Fier-Ballsh është lënë në harresë edhe pse ajo vazhdon t’u shërbejë mijëra banorëve të tre bashkive, Fier, Patos dhe Mallakastër.

Vihet re mungesa e barrierave, të cilat janë dëmtuar apo vjedhur. ARRSH-ja që ka detyrë ta mirëmbajë prej vitesh nuk ka vënë dorë për riparimin e barrierave. Po kështu vihet re çarja dhe dëmtimi i asfaltit, apo mungesa e sinjalistikës në disa segmente. Por më e rrezikshme është ura tek Kthesa e Patosit.

Disa muaj më parë dy persona mbeten të plagosur, pasi makina përfundoi në kanal. Barrierat anash urës ende nuk janë riparuar, duke u bërë burim për të tjera aksidente.

“Po si nuk janë të rrezikshme? Tepër të rrezikshme! E para qytetarët duhet të ecin me kujdes të mos bëjnë dëme, pastaj mban përgjegjësi dhe shteti”, tha një qytetar.

Këta lapidarë janë dëshmi e qartë e numrit të lartë të aksidenteve me vdekje në këtë aks nacionale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *