Rritja e pagave të deputetëve/ Rama: Nuk e votoj! Ja kur duhet të hyjë në fuqi

Kryeministri Edi Rama deklaroi në seancën plenare se nuk do të votojë rritjen e pagës së deputetëve. Ai u shpreh se kjo kategori duhet të jetë e fundit, pasi të ketë hyrë në fuqi për të gjithë, ndryshe tha kreu i qeverisë është e pamorlashme.

“Unë nuk e votoj rritjen e pagës për deputetët. Ju bëni ç të doni, unë vetë nuk e votoj. Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi dirën që bëhet rritja e pagës deri te më i fundit.

Pra, nëse mësuesve dhe mjekëve iu themi do merrni sot këtë rritje, dhe tjetrën më vonë dhe paga juaj do jetë e plotë dhe 900 euro  do jetë në mes të viti të ardhshëm, atëherë për deputetët e ministrave duhet të hyjë në fuqi pasi tu rritet gjitjë të tjerëve. Ky është qëndrimi im, para kësaj unë mendoj se është e pamoralshme” -u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *