Rritet numri i të miturve që punojnë

Numri i të miturve që janë në marrëdhënie pune është rritur. 171 janë punësuar në vitin 2022, 43 më shumë sesa viti 2021. Numrin më të lartë të punësimeve e kanë pasur në vitin 2018, me 329.

Të miturit në punë ndër vite:

Sipas kodit të punës të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç, por i kanë të përcaktuara llojet e punës që mund të kryejnë si dhe orët që mund të punojnë.

“Është i ndaluar punësimi i të miturve nën moshën 16 vjeç, por me përjashtim të rasteve kur fëmijët nga mosha 15- 16 vjeç gjatë pushimeve shkollore mund të punojnë në punë të lehta, ose po kjo fashë e fëmijëve mund të bëhet objekt i një formimi profesional. Nën moshën 15 vjeç, këto fëmijë lejohet të marrin pjesë në veprimtari kulturore dhe artistike. Fëmijët nga mosha 16-18 vjeç dhe fasha tjetër 15-16 vjeç lejohen të punojnë në punë te lehtë, që nuk cenojnë sigurinë dhe shëndetin me kontrata punës,” – u shpreh Fatbardha Llapa nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Ekspertët thonë se jo gjithmonë këto rregulla zbatohen. Në 20% të rasteve të miturit janë punësuar jo sipas rregullave ligjore.

“Ka shumë subjekte që abuzojnë me këtë pjesë, punësohen fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe nuk deklarohen për faktin se është fëmijë dhe është pak më e lehtë të themi për t’u kamufluar si punësim. Kur ti punëson një fëmijë niveli i pagave duhet të jetë i barabartë, por vend për abuzim ka gjithmonë dhe fakti që janë të punësuar kanë një nevojë që të mos jenë duke lozur por të punojnë,” – tha ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Të miturit në Shqipëri i gjen të punësuar kryesisht në bare, restorante, hotele, por dhe në sektorë si ndërtimi apo punë në të zezë kundër ligjit. Tirana dhe Durrësi mbajnë numrin më të lartë të punësimeve./EuroNews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *