Rritet numri i të huajve në vend/ Mbërrijnë edhe 37 shtetas afganë në mëngjes

Të tjerë shtetas afganë kanë mbërritur në vendin tonë.

Ministria e Jashtme njofton se në orët e para të mëngjesit kanë ardhur edhe 37 afganë, të cilët janë akomoduar në Qytet Studenti, për t’u transferuar në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton Ministria e Jashtme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *